Me vizitën në familjen e Rexhep Selimit , shefi i Vetëvendosjes Albin Kurti, i ka ndarë të arrestuarit e Gjykatës Speciale në Hagë.
Kur ai kohë më parë u deklarua njejtë për të gjithë liderët e UÇK- së në Hagë, në popull u krijua një bindje se më në fund po nis një frymë e re unifikuese dhe u vlerësua hap i duhur edhe pse fillonte nga Haga.
Sot Albin Kurti flet vetëm për lirimin e Rexhep Selimit dhe nuk i përmend Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin,Sali Mustafën,Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, të cilët po mbahen në Hagë padrejtësishtë.
Albin Kurti dhe Arbërie Nagavci janë ndër të vetmit që lexohen aq lehtë se nuk janë për lirimin e të tjerëve pos për Rexhep Selimin . Në prag të fushatës zgjedhore që pritet së shpejti, asnjë udhëheqës partie apo iniciative politike, nuk duhet t’i ndajë të arrestuarit nga specialja në parti, përderisa ata janë akuzuar për vepër të njejtë penale,pos dy udhëheqësit e veteranëve të UCK-ës nga OVL e UÇK-së.
Një lider i vlerave do të ishte shumë normale dhe edukative t’i vizitonte edhe familjet e të tjerë liderëve në Hagë që janë për të njejtat akuza dhe qëllime.
Nuk janë dy grupe etnike që duhet t’i ndajë askush ata që u morën në Hagë për një qëllim,por janë disa veta nga kombi shqiptar i Kosovës dhe as Albini e askush tjetër nuk është e dinjitetshme t’i ndajë duke i dëshiruar njërit apo tjetrit lirim dhe duke i heshtur të tjerët.
Nuk duhet të harrojë Albin Kurti, se ka shumë mundësi që kur të kthehet Rexha nga Haga, të mos jetë më afër tij fare.Gjërat tek do të dalin dhe do të sjellin shumë informacione të reja dhe në kalim kohe e sipër shumëkush, i sotmi, nuk do të jetë ai i njëjti që do të jetë nesër.
Kosova është në një dialektikë politiko-sociale dhe ndryshimet që do të vinë, do ta shpërfaqin gjithsecilin me të gjitha të metat dhe qëllimet.
Figura e Albin Kurtit nuk din ndokush që është unifikuese në Kosovë dhe ajo reflekton sikur tash në rastin e sotëm kur i uron vetëm dikujt lirim të shpejtë, pa i përmendur të tjerët me dëshira për t’u liruar. Safet Krivaca / Kosovarja/