Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurtit do t’i hetohet pasuria

nga Revista Kosovarja

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, do t’i hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK).

Në hedhjen e shortit që AKK-ja ka bërë të mërkurën për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë, një nga emrat ka qenë edhe ai i kryeministrit.

Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe kryeministri Kurti. Sipas asaj që ka deklaruar, ai ka 401.65 euro para të kursyera në emrin e tij në një institucion financiar në Prishtinë, ndërsa 23 mijë në një institucion financiar në Oslo në Norvegjisë, në emër të bashkëshortes.

Sipas formularit të deklarimit, përcjell Telegrafi, i pari i ekzekutivit ka treguar se do të paguajë qira për tri vite qira nga 250 euro në muaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kurti ka deklaruar se ka një banesë prej 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë euro e blerë në emër të bashkëshortes.

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 290 mijë euro në afat për 25 vite, e marr në emër të blerjes së banesës.

Në këtë formular, Kurti ka thënë se nuk posedon veturë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]