fbpx

Kusari dërgon ankesë tek KPM ndaj Klan Kosovës për promovimin e dhunës ndaj gruas

nga Revista Kosovarja

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka adresuar një ankesë tek Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me hyrjen e Atillas Kardesh në emisionin Big Brother Kosova.

Ajo ka thënë se është e pa pranueshme që një shoë me shikueshmëri t’i jepë hapësirë një dhunuesi dhe promovimin e tij në këtë emision.

“Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03”, ka shkruar Kusari në Faceook.

Postimi i plotë:

Sapo parashtrova ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova.

Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.

Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes.

Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03.

Ky do të jetë një rast kyç (landmark case) për Komisionin e Pavarur për Media dhe precedent në fushën e mbrojtjes së grave nga ky institucion.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]