Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është një prej figurave publike në vend e cila mori pjesë sot në marshin e komunitetit LGBTQI+ në Prishtinë.
Me këtë rast, Kusari Lila tha se shpreson që ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, lidhur me moskalimin e Projektkodit Civil të mos përsëritet.
“Në fakt sot është dita me festu dashurinë, një e drejtë që nuk duhet me ju kontestu askujt. Shoqëria jonë duhet me kuptu që liria elementare nuk është për tu cenuar. Ajo çka ka ndodhë në Parlamentin e Kosovës nuk duhet të përsëritet”, u shpreh Kusari-Lila para mediave.
Në paradën e sotme të pranishëm ishin edhe emra të tjerë të politikës në vend, si dhe ambasadorë të huaj.