Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kush do ta marrë rrogën e 13-të, sqaron Murati

nga Revista Kosovarja

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar dilemat lidhur me përfituesit e pagës së 13-të.

Gjatë një konference për media, të mbajtur pas mbledhjes së parë të Qeverisë, ai bëri të ditur se kjo pagesë shtesë u takon punonjësve të sektorit publik që kanë përfituar pagë për të paktën 12 muaj.

“Sa i përket pagës së 13-të, parashihet të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Nëse dikush ka filluar rishtazi, do ta marrë pagën e 13-të vitin e ardhshëm. Paga e 13-të paguhet për punëtorët që kanë marrë pagë prej buxhetit të shtetit, por që kanë punuar më shumë se 12 muaj”, deklaroi Murati.

Sipas tij, ata që janë punësuar së fundmi dhe nuk kanë plotësuar 12 muaj punë të paguar nga buxheti i shtetit, nuk do ta përfitojnë këtë shtesë këtë vit, por do të duhet të presin vitin pasues për ta marrë atë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]