A e dinit se si e nisi Sabri Fejullahu karrieren muzikore?
“E di se u dashurova qysh në bankat e shkollës fillore, kur edhe ia fillova të këndoj. Organizonim atëherë koncerte me rastin e ditës së shkollës dhe të festive të ndryshme.Më vonë, si nxënës i shkollës së mesme bashkë me një grup, shokë të mi këndonim dhe organizonim koncerte e mbrëmje vallëzimi në shtëpi të armatës, ku edhe rastësisht një natë më dëgjoi Severin Kajtazi, i cili më luti që një ditë të kthej tek ai në radio”, ka rrëfyer Sabri Fejzullahu, transmetin “Kosovarja”.
“Ishte ky gëzim i madh për mua.
Kam pasur edhe arsye të gëzohem ngase atëherë incizova këngën e parë dhe pastaj lindën edhe ditët që në mua zgjuan ambicie më të mëdha që t’i përkushtohem këngës edhe më me dashuri dhe të bëhem ky që jam sot”.
Sabri Fejullahu prej gjysëm shekulli mbetet një nga këngëtarët më të pëlqyer në Kosovë dhe kudo ku ka shqipëtar, shkruan “Kosovarja”.