Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari është shfaqur krahas Aleksandar Pandov, njëri prej të dyshuarve për organizimin e 27 prillit, sulmin terrorist ndaj liderit të ASH-së, Ziadin Sela dhe deputetëve të tjerë.
Fotoja e përbashkët është publikuar në profilin e Taravarit, duke nxitur shumë pyetje për këtë takim.
Lidhja e tyre deri tash mister, shfaq shqetësim për komunitetin shqiptar atje.
Aleksandar Pandov është i njohur për qëndrimin e tij të fortë kundër shqiptarëve, duke e bërë atë një figurë të ndjeshme për komunitetin shqiptar dhe për opinionin publik në përgjithësi.
Në protestat antishqiptare në vitin 2017 ku mbështetësit e VMRO-DPMNE-së brohorisnin këngë antishqiptare për “Maqedoninë e pastër”, ndërsa Aleksandar Pandov në TV Nova thoshte se nuk kishte shqiptarë që ia don të mirën e Maqedonisë: “Unë mendoj se në Maqedoni, shumica e njerëzve kanë filluar ngadalë të humbasin shpresën se ka shqiptarë në Maqedoni, ose jashtë Maqedonisë, që ja dëshiron të mirën Maqedonisë.”
Përndryshe Aleksandar Pandov në vitin 1997 mori pjesë në protestat studentore kundër mësimit të gjuhës shqipe në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe në vitin 2001 si anëtar i parlamentit të VMRO-DPMNE-së veshi uniformën e armatës për të luftuar UÇK-në.
Pandov gjithashtu është kundërshtar i zëshëm i “Marrëveshjes së Ohrit”.
Ai më pas si përfaqësues i GDOM-it përhapte paranojë kundër federalizimit dhe kantonizimit të Maqedonisë.
Më vonë, si pjesë e lëvizjes “Maqedonia e Përbashkët”, Pandov përhapte paranojë kundër “Platformës së Tiranës”, por ishte edhe kundër ligjit për gjuhët dhe futjes së dygjuhësisë nëpër institucione.
Periudhën e fundit Pandov shpërndante edhe mesazhe antishqiptare kundër regjistrimit.
Sipas Pandov, regjistrimi i popullsisë në Maqedoni u shndërrua në një “luftë për të regjistruar çdo shqiptar jashtë vendit”.