Ardiana Thaçi, emri i njohur i gazetarisë hulumtuese në Kosovë dhe autorja e emisionit “Kiks” në Klan Kosova, prej vitesh ka ndërtuar një profil profesional të fuqishëm, duke u angazhuar në trajtimin e temave me rëndësi publike dhe shpeshherë të ndjeshme.
Me një karrierë të qëndrueshme dhe të respektuar, Ardiana ka fituar besimin e publikut për guximin dhe profesionalizmin në raportim.
Por përtej ekranit dhe angazhimeve të saj mediatike, Ardiana është edhe bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar, shkruan “Kosovarja”.
Ajo është në një martesë të lumtur dhe është nëna krenare e tre djemve. Ndryshe nga ekspozimi i saj profesional, gazetarja ka zgjedhur që jetën e saj personale ta mbajë larg vëmendjes publike.

Pak dihet për bashkëshortin e saj, i cili nuk është person publik dhe nuk merret me gazetari apo ndonjë profesion të lidhur me median. Ai qëndron gjithmonë në prapaskenë, duke mbështetur Ardianën në punën dhe angazhimet e saj, pa qenë pjesë e ekspozimeve publike apo mediatike.
