Shkurte Fejza prej më shumës e 40 vitesh bën muzikë të mirë, pa i ikur shumë tradicionales dhe stilit të saj që e karakterizon. Shkurta ka një jetë në skenë dhe thotë se muzika e sotit nuk është siç duhet të jetë, shkruan “Kosovarja”.
‘’Ndoshta e kam thënë edhe herëve tjera dhe po e përsëris se është ndezur drita e kuqe për muzikën shqipe, e sidomos për muzikën popullore. Paramendoni vetëm një gjë, deri më 1990 kemi pasur festivale të këngës popullore, ‘’RTVP’’ ka pasur orkestër të madhe të muzikës popullore, ndërsa tani tallen me do fare bendesh apo si po i quajnë.
‘’Radio Prishtina’’ ka pas një studio më të mirë të asaj kohe dhe janë incizuar këngë popullore, tani nuk ka. Gjithë ky degradim po ndodhe tani. Kompozitorët kanë kompozuar këngë, ndërsa tani, muzika popullore ka mbetur në dorën e sajuesve të këngëve, të matrapazëve dhe produksioneve të degjeneruara skajshmërisht. Nëse një vizitor i rastësishëm kalon nëpër qytetet tona dhe dëgjon muzikë, do ti krijohet përshtypja se mos është diku në lindje të Evropës apo edhe në Azi. Jemi për gjynah’’.
Ky mendim i këngëtares ikonë, vërtet nuk duhet injohuruar. U bëftë më mirë për muzikën shqipe!