Leonora Jakupi e ka dëshmuar disa herë se nuk është e zonja vetëm në muzikë.
Këngëtarja vlerësohet si një nga më të mirat që ka skena e muzikës shqipe, por edhe si një grua me shumë cilësi të tjera, shkruan “Kosovarja”.
Ajo pëlqehet nga publiku edhe për stilin unik që ka, paraqitjet e saj gjithmonë të qëlluara dhe pozitiviten që ndan me të tjerët.
Vajza nga Drenica e dëshmoi se përpos të gjitha këtyre, ajo është e zonja edhe në kuzhinë dhe di të përgatisë pite për merak.
Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të Instagramit një foto ku shihet duke përgatitur pite dhe ka pyetur “Kush eshte per pite?”.
E kush nuk do të donte të provonte pite nga duart e Leonorës?! /Kosovarja/