Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kush ishte Llukman Halili, gazetari shqiptar që vdiq sot

nga Revista Kosovarja

Llukman Halili (1956-2020) kishte lindur në Tërrnoc të Madh të Preshevës. Shkollën fillore e kishte përfunduar në Tërrnoc, ndërsa gjimnazin në Bujanoc.

Mbi artikull

Në vitin 1979 kishte diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, ku mbaroi edhe studimet pasuniversitare nga lëmi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Nga viti 1983 e deri më 1985 kishte jetuar në Poloni, ku ishte specializuar në lëminë historisë politike të shteteve të Lindjes.

Në vitet 1985-1990 ishte komentator në redaksinë e politikës së jashtme në Radiotelevizionin e Prishtinës, pastaj korrespondent i agjencisë kroate të lajmeve “HINA” nga Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria.

Moneytizer Paragrafi 4

Si bashkautor, në vitin 1992 botoi librin “Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”, kurse më 2012 botoi librin në kroatishte “Politika e jashtme e Polonisë 1945-1980”. Nga viti 1994 punoo në Zvicër, në disa gazeta dhe media shqiptare. Në vitin 2013, në Universitetin Zarës, mbrojti disertacionin me temë “Lëvizja e dhjetorit 1990 në Shqipëri”.

Gazetari Llukman Halili ka vdekur sot në moshën 64 vjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]