Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kush ishte Violeta Rexhepagiqi, ylli kosovar që u shua sot?

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur sot Violeta Rexhepagiqi, këngëtarja më avangarde shqiptare dhe gazetarja e guximshme që gjithmonë ishte para kohës me stilin e saj.

Mbi artikull

Një revolucion në muzikën shqipe, Violeta Rexhepagiqi lehtë mund të njihet nga fotografitë e rinisë së saj të hershme.

Një grua e bukur, e mençur, një stil unik dhe i veçantë e deri asokohe edhe i paparë për syrin e shqiptarëve, nga një shqiptare, Violeta Rexhepagiqi nisi një karrierë të suksesshme e cila do të ndërpritej pas një aksidenti të tmerrshëm.

Moneytizer Paragrafi 4

E lindur në vitin 1975, ajo mbetet një prej këngëtareve më avangarde të një kohe tjetër në Kosovë. Mësimet e para Violeta i ndoqi në shkollën e qytetit – “Faik Konica”. Pas suksesit me këngë dhe si spikere për programe të fëmijëve në “Radio Prishtinë” ajo filloi të ndjekë mësimet edhe në shkollën e ultë të muzikës.

Ajo ka interpretuar rreth 40 këngë për fëmijë për të kaluar më pas në një dimension tjetër, në këngët për të rritur, aty ku edhe dolën hitet e saj si solo këngëtare por edhe bashkë me Armend Rexhepagiqin e Aida Barakun.
Dy herë ajo tentoi të përfaqësonte Jugosllavinë në Eurovizion. Viti 1986 e solli atë në garë me këngën “Nora”, ku ajo përfundoi e shtata në listë, ndërsa një vit më vonë ajo kthehet në festivalin përzgjedhës për këngën në Eurovizion – Jugovizija, me këngën “Nuk të harroj” dhe me këngën “Fedora” në kuadër të grupit Vivien.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]