Ylli i TikTokut, Cooper Noriega ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.
Noriega u gjet i vdekur në një parking në Burbank- tha një zëdhënës i ekspertit mjekësor në Los Angeles për People.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është përcaktuar ende, por pritet të bëhet me dije pas autoprisë.
“Pasi të kthehen analizat/studimet, mjeku vlerëson sërish rastin dhe bën përcaktimin e shkakut të vdekjes”, shtoi zëdhënësi.
Vetëm disa orë para se të ndërronte jetë, ai postoi një video të tij në TikTok me mbishkrimin, “Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri”.