Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kuvendi i gëzohet vendimit të Komitetit Evropian të Rajoneve për heqjen e fusnotës për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit, “Kosovo*.

Mbi artikull

Këtë zhvillim, përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja e quajti shumë të mirë dhe të shumëpritur, transmeton klankosova.tv.

Pos tjerash, Haxhiu tha se heqja, siç e quan ajo, e kësaj padrejtësie, përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]