Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kuvendi mblidhet nesër, reagon Presidenca e konsideron “urgjencë shtetërore”

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar që nesër, e mërkurë, nga ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive.

Mbi artikull

Ky vendim vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Për rastin ka reaguar edhe Presidenca, e cila këtë çështje e konsideron “urgjencë shtetërore”.

Reagimi i plotë i Presidencës
Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve.

Zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Presidenca apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]