Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e akademikut, Rexhep Qosjen.

Mbi artikull

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare.

“Sapo e kemi pranuar një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të akademikut, dhe intelektualet Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare. Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij ju ftojmë për një minutë heshtje”, ka thënë Haxhiu.

Qosja u varros gjatë ditës së sotme në prani të anëtarëve të ngushtë të familjes.

Moneytizer Paragrafi 4

I ndjeri vdiq në moshën 89-vjeçare.

“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale” thuhet në njoftimin e familjarëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]