Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kuvendi sot mban seancë për votimin e Qeverisë Hoti

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti.

Mbi artikull

Seanca do të mbahet në ora 11:00, ndërsa një ditë më parë zyrtarë nga kjo parti kanë thënë se i kanë votat për krijimin e Qeverisë.

Ndryshe, Qeveria Kurti, u rrëzua më 25 mars, pas votimit të mocionit të mosbesimit, iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Ndërsa njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Hashim Thaçi më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së, si partia e dytë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]