Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky Bajram i gjeti këngëtarët të bashkuar me familje

nga Revista Kosovarja

Zakonisht, një numër i tyre me rastin e festave janë në koncerte, por kësaj radhe ndodhi ndryshe.

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar shumë gjëra këta muajt e fundit, njësoj ndodhi edhe për festat.

Sot, besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit, këtë herë me thirrje që të ndalin vizitat tek njëri-tjetri, për shkak të situatës me pandeminë.

Edhe këngëtarët, këtë herë po festojnë ndryshe, si rrallëherë pranë familjarëve të tyre, pasi kanë anuluar të gjitha koncertet e mbrëmjet muzikore që kanë planifikuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Këto festa, artistët i gjejnë në vende të ndryshme të botës, duke festuar bashkë me fansat e tyre.

Kurse, kësaj radhe ata janë pranë familjeve të tyre dhe duket se po e shijojnë në maksimum këtë ditë.

Në rrjete sociale, që nga mëngjesi artistët kanë publikuar imazhe të ndryshme bashkë me më të dashurit e tyre.

Përmes këtyre fotografive, këngëtarët po urojnë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Natyrisht se në mesin e urimeve nuk mungonte lutja që festën tjetër të kenë mundësi të festojnë bashkë me njëri-tjetrin, ashtu sikurse herave tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]