Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është aktori i filmit të njohur që punon në mobil shop

nga Revista Kosovarja

Aktori i Barkhad Abdi, i cili luajti në filmin ‘Captain Phillips’, pas këtij roli mbeti pa para dhe u kthye që të punojë në mobil shopin e vëllaut të tij në Minneapolis.

Mbi artikull

Filmi ‘Captain Phillips’ kishte një sukses shumë të madh komercial, i cili kishte fituar mbi 218 milionë euro në arkat filmike.

Ngjarja e filmit nisë kur në prill të vitit 2009, anija amerikane e Maersk Alabama lundron drejt destinacionit të saj në një ditë që duket si çdo tjetër. Papritur, piratët somalezë garojnë drejt anijes, ngjiten në bord dhe marrin të gjithë peng. Kapiteni i anijes, Richard Phillips (Tom Hanks), kërkon të mbrojë ekuipazhin e tij nga pushtuesit armiqësor, dhe udhëheqësi i tyre, Muse (Barkhad Abdi). Piratët kërkojnë miliona dollarë, dhe Phillips duhet të përdorë mendjen e tij për t’u siguruar që të gjithë mbijetojnë dhe kthehen në shtëpi të sigurt.

Moneytizer Paragrafi 4

Mirëpo edhe pse filmi Captain Phillips ishte një sukses komercial, duke fituar aq shumë para në arkat filmike, aktori somalez Barkhad Abdi, u pagua vetëm 65 mijë dollarë për rolin e tij. Ai la gjithçka pas për të filluar karrierën si aktor, por pas filmit mbeti aq pa para, sa edhe kostumin që e veshi në natën e çmimeve Oskar ku ishte i nominuar, u detyrua ta marrë me qera, e jo ta blejë.

Ai u kthye të punojë në mobil shop-in e vëllaut të tij në Minneapolis, ndonëse pati herë pas here role të vogla në projekte të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]