Melania Trump kishte çantë të markës “Hermes Birkin” në vlerë mijëra funta, në një tryezë të rrumbullakët.
Melania Trump është e njohur për veshjet e saj të shtrenjta, por nuk janë vetëm rrobat e saj që vijnë nga dizajnerët më të mirë, shkruan Express.co.uk.
Zonja e parë organizoi një ngjarje dje dhe pati një aksesor shumë të kushtueshëm në këtë tryezë të rrumbullakët.
Melania Trump, 50 vjeçe, tani mund të jetë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, por para se të hynte në botën e politikës ajo njihej më së miri për karrierën e saj të suksesshme të modelimit.
Megjithëse Melania nuk është më në sfilata, ajo nuk e ka lënë anash botën e modës falë veshjeve të saj të dizajnerëve të njohur. Zonja e Parë rregullisht del në veshje elegante që tregojnë figurën e saj të prej një supermodeleje.
Melania tani punon pranë burrit të saj, Presidentin Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, por ish-modelja me origjinë sllovene ka ende një koleksion mbresëlënës të modës.
Dje Zonja e Parë dukej elegante ndërsa organizoi një tryezë të rrumbullakët për mirëqenien e fëmijëve.
Duke shkëmbyer fotografi nga ngjarja në Instagramin e saj, Melania shkroi: “Faleminderit @SecAzar, @GovMikeDeWine, @GovChrisSununu dhe drejtuesve të tjerë që u bashkuan në tryezën tonë të rrumbullakët sot për forcimin e sistemit tonë të mirëqenies së fëmijëve”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Melania dukej shumë elegante në ngjarje, ku kishte veshur një këmishë blu të errët, por vëmendjen e mori çanta e saj.
Ajo ishte e brendit “Hermes Birkini”, markës së çantave më të shtrenjta në botë.
Çanta më e lirë e kësaj marke kushton
14 mijë funta, kurse ajo më e shtrenjta ishte shitur për 287,403,99 £, e cila kishte mbi 240 diamante.
Në vitin 2018, Melania kishte shpenzuar 90 mijë euro për çanta.