Dardi, është emër i ri në botën e muzikës, por një zë i mrekullueshëm, që duket se suksesin në botën e muzikës e ka të garantuar.
Kënga me titull “Zemren do ta fal” është projekti i tij i parë, që përcjell shumë ritëm dhe energji verore.
Insistimi i shoqërisë që e kanë dëgjuar vokalin e tij, ka bërë që Dardi të bëhet pjesë e fushës së muzikës dhe të sjell projektin e parë për audiencën e gjerë.
Dardi, ka punuar jashtë vendit, në disa shtete në kampet e Ushtrisë amerikane, ndërkaq e ardhmja e tij duket se do të jetë me më shumë tinguj muzikor.