Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është gjermani që u gjet i vdekur në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Thomas Kortendiek, 39-vjeç, është shtetasi gjerman i cili është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura, në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.

Mbi artikull

Ai kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

Vdekja e gjermanit nga Haselund është konfirmuar sot edhe nga zyrtarët policor në Rajonin e Mitrovicës.

“Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka thënë se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]