Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është i dyshuari nga Drenasi për vrasjen e dy vëllezërve Malishevë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Golluboc i Malishevës. Sipas njoftimit zyrtar, vrasja e tyre është bërë me armë zjarri rreth orës 11:30.

Mbi artikull

Policia ka identifikuar personin e dyshuar për këtë rast, por ndodhet ende në arrati.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore (vëllezër) të moshës madhore, janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QKMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.

Gazeta Insajderi nga burimet jo zyrtare mëson se viktimat janë dy vëllezër të moshave 32 dhe 40 vjeçe.

Moneytizer Paragrafi 4

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gullbovc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]