Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është i dyshuari për ngacmimin seksual të 10-vjeçares në Dragash, babai i vajzës e rrahu

nga Revista Kosovarja

Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur në Blaq të Dragashit, ku një 35-vjeçar e ka sulmuar fizikisht një person, pasi i njëjti dyshohet se ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 10-vjeçare. Rasti dyshohet se ndodhi të mërkurën dhe u zbulua pas rastit të sulmit.

Mbi artikull

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për ngacmimin seksual të vajzës së mitur është Qlirim Hajredini, 24-vjeçar, i cili është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor

Sinjali mëson se pasi palët kanë dhënë deklaratat para hetuesve policorë, e mitura është dërguar në spital për ekzaminimet e nevojshme.

Ndërsa edhe ndaj babait të viktimës, V.M., 35-vjeçar, i cili dyshohet se i ka shkuar te shtëpia të dyshuarit tjetër, ku e ka rrahur, kanë nisur hetimet.

Moneytizer Paragrafi 4

Lidhur me incidentin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.