Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Ferizajn. Një person dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin të cilëve edhe dy vajza të mitura.
Ndonëse në media u raportua se dorasi është Ekrem Sadiku, ndryshe po del të jetë e vërteta.
Burime të Indeksonline brenda policisë kanë konfirmuar se dorasi kryesor dyshohet se është Fadil Islami.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rast.
Shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Majori Muhamet Jahiri ka konfirmuar për “Indeksonline” se dy persona janë prangosur nga forcat e rendit.
“Është në fazën e hetimit. Policia ka marrë gjitha veprimet. Ka arrestuar personin e dyshimtë. Në terren janë gjithë hetuesit.
Janë 2 persona të arrestuar, por për momentin njëri lirohet e tjetri në paraburgim. Jemi duke punuar në terren për të heq çdo keqkomunikim që është hedhur në media. Puna policore ka shkuar perfekt në grumbullim të informacioneve”, është shprehur ai./Indeksonline