Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është i mituri që po kërkohet si i dyshuar për vrasjen e rreshterit në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Rreshteri Muhamed Lika, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit në hyrje të banesës së tij mbrëmë në Kaçanik. Nga plagët e marra, ai ka humbur jetën.

Mbi artikull

Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja ka marrë vesh se personi që po kërkohet është përreth 17-vjeçar (moshë e mitur), teksa inicialet e tij janë L.B.

Personi në fjalë është ende në arrati për ngjarjen e mbrëmshme që tronditi vendin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt mbrëmë për media bëri të ditur se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

Moneytizer Paragrafi 4

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, ka bërë të ditur ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ende s’është deklaruar lidhur me rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]