Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është identiteti i të dyshuarit që i mori jetën nënës së tij në Restelicë të Dragashit

nga Revista Kosovarja

Gazeta Sinjali mëson identitetin e personit që dyshohet se ia ka marrë jetën nënës së tij në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur banorët e zonës.

Mbi artikull

Sipas informatave, rasti është raportuar sot, më 21 janar 2026, rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar se brenda një shtëpie kishte ndodhur një ngjarje e rëndë, ku viktima me inicialet T.B dyshohet se është vrarë.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është Ferzidin Boza, rreth 30-vjeçar, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes nga njësitet policore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës nga QKMF-Dragash, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës T.B., rreth 60-vjeçare.

Moneytizer Paragrafi 4

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit, forenzika, Hetimet Rajonale – Prizren si dhe Prokurori për Krime të Rënda.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet dhe hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]