Rina Balaj iu ka vënë kusht fansave të saj për të publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga që quhet ‘California’, duhet të arrijë 99 mijë komente për të dalë e plotë të dielën.
Rina ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku përkrahë saj ka shkruar, “99k comments per me dal t’dillen Cali-Califooornia”.
Ndërkaq kjo këngë po pritet shumë nga të gjithë ndjekësit e këngëtares që në momentin kur Rina disa muaj më parë ka bërë publike një pjesë të këngës.
Se a do të publikohet kënga të dielen, dhe a do të plotësohet kushti, kjo ende nuk dihet! /Kosovarja/