fbpx

Ky është linku ku mund të aplikoni për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 milionë euro, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se përmes kësaj skeme, synohet jo vetëm të ulet çmimi në fatura, por edhe të rriten gjasat për furnizim të rregullt me energji.

Aplikimi ka nisur nga dje (22 shtator) në platformën online të Qeverisë se Kosovës, E- Kosova dhe do të zgjasë deri më 25 nëntor 2023.

Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionimin e pajisjeve efiçiente duke klikuar në këtë LINK.

Ata, të cilët i plotësojnë kriteret, do të përfitojnë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5.500 eurosh.

Kurse, pajisjet që blihen para datës së shpalljes së thirrjes, sipas njoftimit, nuk do të subvencionohen.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]