Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është mërgimtari që vdiq rrugës për Kosovë

nga Revista Kosovarja

Mërgimtari Xhevdet Berisha ka mbetur i vdekur pas një aksident që ka ndodhur teksa ishte nisur rrugës për të ardhur në Kosovë.

Mbi artikull

Klubi FC Kosova Regensburg, ka njoftuar për vdekjen e mërgimtarit Xhevdet Berisha, i cili është aksidentua afër kufirit në Merdare.

Në telegram ngushëllimi, thuhet se Berisha nga Obiliqi ka qenë veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Tutje, thuhet se kjo është humbje e madhe për familjen, por edhe mërgatën shqiptare.

“Është kjo një humbje e madhe për Familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën. Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve” thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]