fbpx

Ky është mësuesi 60-vjeçar i arrestuar për sulm seksual ndaj nxënëses në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla kanë ndodhur jo rrallëherë edhe në institucione arsimore e në afërsi të tyre, çka ka ngritur shqetësim te prindërit. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një fshat në Kaçanik, ku viktimë është një 16-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga mësuesi i saj.

Sinjali raportoi të hënën se rasti u denoncua nga nxënësja dhe i dyshuari tashmë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mësimdhënësi që po hetohet për sulm seksual është Ruzhdi Xhini, 60-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, pasi u shoqërua në stacion, gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim seksual ndaj nxënëses, por gjoja se e ka puthur dhe prekur në “aspektin familjar”.

Rasti dyshohet se ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, ku vajza kishte shkuar për disa prova, pasi i dyshuari është mësimdhënës i muzikës.

Bazuar në dëshminë e nxënëses, mësuesi e ka puthur fillimisht në faqe e më pas e ka prekur në të pasme, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]