Nexhmedin Grajqevci është njëri nga zyrtarët policor që ka qenë i përfshirë sot në incidentin e ndodhur në Fushë Kosovë.
Burimet kanë thënë se Grajqevci bashkë me një koleg të tij u sulmuan nga disa të dyshuar, pasi paraprakisht kishin shqiptuar një gjobë kundërvajtëse në trafik.
Policët ishin viktimë në këtë incident i cili përfundoi me një të plagosur e pesë të lënduar.
Hetuesit policor bashkë me IPK-në dhe njësitet tjera përkatëse kanë qëndruar për më shumë se tri orë në vendin e ngjarjes për të zbardhur sa më parë rrethanat që quan në rast.
Në videot e publikuara nga IndeksOnline më herët shihet se si sulmohen policët dhe përdorimi i armës në vetëmbrojtje.