Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është personazhi që fiton më shumë nga Instagrami

nga Revista Kosovarja

Kylie Jenner më nuk është emri që fiton më së shumti nga Instagrami.

Kylie Jenner është një prej personave më të ndjekur në rrjetin social Instagram.

Ylli televiziv numëron 183 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa deri tani ishte personazhi që paguhej më së shumti nga ky rrjet social.

Por, së fundi lista ka pësuar ndryshime, atë e rrëzoi nga ‘froni’ aktori Dwayne Johnson “The Rock”, i cili numëron 188 milionë ndjekës.

Moneytizer Paragrafi 4

Në vendin e tretë renditet Cristiano Ronaldo me 227 milionë ndjekës, ndërsa pas tij janë Kim Kardashian e Ariana Grande.

Për një postim të sponsorizuar, Dwayne Johnson fiton 1 milion dollarë, ndërsa Kylie 986 mijë.

Kylie Jenner së fundi është larguar nga lista e miliarderëve, pasi “Forbes” deklaroi se ka gënjyer me shifrat e kompanisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]