Një person është vrarë dhe një tjerë është plagosur si rezultat i shtënave me armë zjarri në lagjen ‘Arbëria’ në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar nënkolonel Remzi Azemi, sipas të cilit rasti ka ndodhur pak para orës 21:00.
“Ka qenë një incident. Dyshohet se është përdorur arma e zjarrit dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur”, tha Azemi.
Sipas tij, ende nuk dihen rrethanat e incidentit dhe nuk ka persona të dyshuar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rastit.
E nga burimet e veta, Sinjali ka mësuar që viktima është Egzon Rafuna. Ndërsa ë personi i plagosur është Valdrin Halimi nga fshati Pogragj i Gjilanit.