Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 persona nga Covid-19. Gjithashtu janë infektuar edhe 80 të tjerë. Një nga personat që ka vdekur nga virusi është edhe profesori Ali Dreshaj.
Lajmin e ka konfirmuar doktori Petrit Loci nga Spitali i Pejës ku po trajtohej i ndjeri.
Profesori i ndjerë Ali Dreshaj, ka qenë i prekur me Covid-19”, ka thënë Loci.
Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan). Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë ku miqtë e të ndjerit kanë konfirmuar vdekjen e tij në Facebook:
In memoriam:
Ali Dreshaj – profesori i perkryer
Pandemia paska goditur edhe nje herë – paska kaluar ne amshim profesori me i mire qe e kam njohur ne jeten time: profesori i biologjise i Gjimnazit te Pejës – Ali Dreshaj!
Aliu ishte mik i mire, i ditur, i vyeshem, i ndershem, dinjitoz – ishte njeri dhe profesor i perkryer! As gjimnazi, as Peja, as ne nuk do te mund te jemi më njësoj! Ai ishte pjesë e plejades se arte te fundshekullit te kaluar ne Gjimnazin e Pejes! Asokohe te gjithe ideologet komunistë paten ardhë me premtim se do ta thyenin Gjimnazin por u paten kthy me bisht nër shalë! Kurre nuk i harroj fjalimet e rezistences nga Ali Dreshaj, Ymer Muhaxheri, Sali Kelmendi, Riza Krasniqi, Mehill Biba (i ndjerë), Rexhë Gjonbalaj (i ndjerë) Nimon Alimusaj (i ndjerë), Zejnullah Ismajli (i ndjerë), e plot te tjere.
Ai ishte nje Gjimnaz i artë, nje Pejë e artë, një kohë e artë.
Me vdekjen e Aliut e paskemi humbur nje copë te Gjimnazit e të Pejës së artë!
Ngushellime familjes, kolegëve e miqve!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10158429411991955&id=639701954