Familja është sistemi më i madh suportues i të gjithëve.
Jo më kot këtë vit na bëri përshtypje pjesëmarrja e këngëtares, Albina Kelmendi në festival së bashku me të gjithë familjen e saj në skenën e festivalit të Rtsh.
Nga 13-të këngët Albina duket se pati performancën më interesante, potente dhe më të duartrokitur nga publiku. (Pasi ishte e vetmja këngëtare që u kthye disa herë në skenë).
Madje edhe pak ditë më parë në një intervistë për mediat në Kosovë këngëtarja e njohur e muzikës “live” tha se nuk shihte asnjë këngëtare konkurrente sepse në krah të familjes së saj ndihej tejet e mbrojtur dhe e sigurt.
Gjë të cilën e reflektoi edhe mbrëmë në skenën e festivalit.Po ti hedhësh një sy këngës edhe në YouTube “Duje” është një nga këngët më të klikuara duke lenë pas këngëtarë si Fifi, Rovena Dilo, Kastro Zizo, etj.