Ata janë një nga çiftet më të lumtura që njihen.
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova gjithnjë janë larg vëmendjes së publikut, nuk japin pothuajse asnjë intervistë dhe nuk publikojnë foto familjare në rrjetet sociale.
Kjo është arsyeja pse ata konsiderohen si një nga çiftet më të fshehtë të estradës, teksa prej 21 vitesh ata jetojnë së bashku të lumtur, duke rritur 3 fëmijë dhe janë një çift shembullor.
Në vitin 2011, këngëtari tha se dëshiron që jeta e tij personale të jetë sa më private, “Dhe sidomos kur je me dikë që është gjithashtu i famshëm dhe në qendër të vëmendjes”.