Elvana Gjata është padyshim një nga emrat më të kërkuar e më të suksesshëm në industrinë muzikore shqiptare.
Këngëtarja ka arritur që me shumë punë e sakrifica të krijojë një karrierë e të sjellë bashkëpunime me emra të njohur ndër vite, shkruan “Kosovarja”.
Sigurisht që kjo do të ishtë thuajse e pamundur nëse nuk do t’i kishte në krah bashkëpunëtorët e saj besnik.
Një nga emrat e njohur, bashkëpunëtor disavjeçar i këngëtares nga Shqipëria është dizenjatori dhe stilisti kosovar, Valdrin Sahiti.
Po përveç kësaj ai tashmë është edhe një person i rëndësishëm në jetën e këngëtares.
Së fundi Elvana ka publikuar disa imazhe të reja, ku njërin prej tyre ia ka dedikuar Valdrinit dhe në mbishkrim ka shkruar “BFF” që do të thotë shok i ngushtë. /Kosovarja/
https://www.instagram.com/p/CPYs85wNnIG/