Ka ndërruar jetë legjenda e artit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.
Pesë ditë më parë, aktori i njohur kosovar kishte shkruar në profilin e tij në Facebook, duke njoftuar për gjendjen e rëndë që kishte.
“Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar, mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja, ku edhe u detyruan që nga Klinika Infektive të më dërgonin në Repartin Intensiv, ku vazhdoj të jem edhe më tej.
Gjendja ime është ende e rëndë, por stabile. Jam në përkujdesjen e doktorëve dhe infermierëve 24h si unë, po ashtu edhe të gjithë pacientët e tjerë, ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak, për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.
I lutem Zotit, së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të doktorëve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne, e të dalim faqebardhë nga kjo situatë.
Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë juve, që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht. Shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.
Ju lutem respektojini masat sa më shumë!”, kishte shkruar Cima në Facebook.