Sabri Fejzullahu është këngëtari i dashur për të gjitha gjeneratat.
Të rrallë janë ata që nuk janë rritur duke dëgjuar këngët e tij, e akoma më të rrallë ata që nuk e dinë hitin ‘Shiu i Prishtinës’, shkruan “Kosovarja”.
Fejzullahu ndryshe konsiderohet edhe si legjenda e muzikës së mirëfilltë shqipe, pasi që këngët e tij kanë tekst e domethënie të pastër.
Jemi mësuar që nga Sabriu të njohim familjen e tij të ngushtë, gruan, fëmijët, nipat e mbesat.
Por këngëtari i dashur paska edhe një vëlla të madh të cilin na prezanton sot me rastin e takimit pas 3 muajsh karantinimi.
“Abeja im,Vllau im i madhi.
U vetekarantinua tre muaj ne shtepi.Sot u takuam Sa u lumturova se e kemi shtylle ne familja Fejzullahu”, shkruan këngëtari sipër imazhit bashkë me Abenë e tij./Kosovarja/