Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është vendimi i gjykatës për aktorin turk që e rrahu të dashurën

nga Revista Kosovarja

Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven, është akuzuar se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz, shkruajnë mediat turke.

Ata madje kanë publikuar fotot e saj me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.

Sipas të dashurës së aktorit, dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll.

Pas përballjes në gjykatë ditën e sotme, është marrë vendimi për aktorin e njohur turk. Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij. Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]