fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ky është vendimi i gjykatës për dy të rinjtë e përfshirë ë rastin e vrasjes së 15-vjeçarit

nga Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjykata Themelore e Prizrenit u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të miturve të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në këtë qytet.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Gjykata ka bërë me dije se paraburgimi i ndaj dy të miturve për veprat penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe të veprës penale pjesëmarrja në rrahje.

“L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së, – L.L. dhe H.G., për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturve:

– L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së, – L.L. dhe H.G., për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së (në kuptim të nenit 61 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur) dhe të njëjtëve i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të miturve do ti llogaritet prej datës 22.01.2021 deri me datën 21.02.2021.

Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturve L.L. dhe H.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që procedura përgatitore në këtë çështje sapo ka filluar, dhe në vazhdim do të merren në pyetje të miturit, dhe në rrjedhën e mëtejshme do të mblidhen edhe prova të tjera për të zbardhjen e kësaj çështje penale.

Po ashtu për Gjykatën qëndrojnë bazat ligjore për caktim të paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, posedim i mjeteve të rrezikshme, për më tepër të miturit pas pjesëmarrjes në rrahje, në rrjetet sociale kanë vazhduar me kërcënime dhe provokimin e mëtejme të situatës edhe ashtu të rënduar duke postuar fotografi.

Pra duke marrë parasysh sjelljet e tyre dhe vendosmërinë për të kryer këto vepra penale, e duke pasur parasysh edhe raportet e acaruar në mes të familjeve, si dhe për të mos eskaluar situata edhe ashtu e rënduar, në rrethana të tilla mos marrja e masave adekuate jep indicie se do të krijonte raste për përsëritjen e veprave penale për të cilat të miturit kanë kërcënuar dhe provokuar.

Andaj, nën këto rrethana caktimi i masës së paraburgimit ndaj dy të miturve, për momentin është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm se do të sigurojë zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturve.

Gjyqtarja për të mitur ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative për sigurimin e prezencës së të miturve, mirëpo ka ardhur në përfundim se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës të miturit në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale të cilat i ‘u vihen në barrë. e posaçërisht kur procedura përgatitore në këtë çështje penale është në fazën fillestare, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat të cilat i kanë këto veprime antiligjore, rrezikshmërinë dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, sjelljet e tyre pas kryerjes së veprës penale, sidomos publikimi i fotos në rrjetet sociale me mbishkrime provokative, janë indikator që nëse lihen në liri, mund të përsërisin vepër tjetër penale, andaj sipas konstatimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturit.

Etiketa: 15 vjecariGjykata Themelore e Prizrenit

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Anton Quni: Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt” i papërdorshëm

6 sekonda më parë
Aktuale

Digjet një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

21 minuta më parë
Aktuale

Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër Covidit

1 orë më parë
Aktuale

Osmani dhe Kurti takojnë babain e 4 dëshmorëve, Sheremet Sejdiu

2 orë më parë
Aktuale

Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave

3 orë më parë
Aktuale

Në orën 18:00 pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

3 orë më parë
Postimi tjetër

3 të vdekur e 379 raste të reja me Covid 19

Nga këto komuna vijnë 379 të infektuarit me Covid 19

Ndodh edhe kjo: E dërgon gruan në pushime luksoze, ajo e tradhton me masazherin e hotelit

TË FUNDIT

Anton Quni: Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt” i papërdorshëm

6 sekonda më parë

Safete Mustafa sot ia mori rrezet edhe diellit

10 minuta më parë

Digjet një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

21 minuta më parë

Me kë u ‘fejua’ Big Mama?

25 minuta më parë

Ja si ti dalloni shenjat e migrenës

56 minuta më parë

Të gjithë sot i patën sytë nga familja Mehmeti kur i panë në rrugë

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Arbenita më në fund e konfirmon shtatzëninë

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Zymrie Dakaj nga Klina është diagnostikuar me leukemi akute, ka nevojë për ndihmë financiare

Çfarë parashikohet sipas znj.Meri këtë javë, kur Afërdita hyn tek Peshqit

Haxhiu flet për dërgimin e Kurtit në Kushtetuese nëse nominohet për kryeministër

Zgjidheni njërën nusepashkë dhe zbulo mesazhin tënd

Quni: Nëse bëhem kryetar, Vjosa Osmanin do ta kthej në LDK

Antonela e quan burrë Mevlanin

Endrit Thaçi e quan vëlla Klestor Veselin

Ishte e dhënë pas Andit por Jasmina e zhveshë Erlindin në takim

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci