fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ky është vendimi i Gjykatës për Kobrën dhe të tjerët

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ky është vendimi i Gjykatës për Kobrën dhe të tjerët

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 01.02.2023, ka marrë AKTVENDIM dhe ndaj gjashtë (6) të pandehurve është vazhduar masa e paraburgimit e cila mund të vlejë deri me datë 03.03.2023”, the Lekaj për Express.

Zëdhënësi Lekaj tha se gjyqtarja ka konsideruar se nëse lineh në liri mund të arratisën. Si dhe ka marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi që në të kaluarën kanë vepra penale të natyrës së ndryshme.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrim në liri mund të fshihen apo arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu, duke marrë parasysh mënyra dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se janë kryer veprat, veçanërisht vepra penale e vrasjes së rëndë, duke marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi që janë kryer të veprave penale të natyrës së ndryshme, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, tha Lekaj.

Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.

Ndërsa të dyshuarit A.V., B.M., J.B., K:G., dhe E.A., ; janë të të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje.

Për këtë rast, disa ditë më vonë ishte arrestuar R.S., i dyshuar për pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova. I njëjti ndodhet në paraburgim deri me 6 shkurt.

“Referuar ngjarjes së datës 03.01.2023, me datë 07.01.2023, Gjyqtarja e procedurës paraprake kishte caktuar masën e paraburgimit – e cila do të vlen deri me datë 06.02.2023, edhe për të dyshuarin e shtatë (7) në këtë rast, i pandehuri R.S., i dyshuar për veprat penale: pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova”, shtoi zëdhënësi Lekaj.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit para një muaji ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura rrjedh dyshimi i bazuar se konflikti që përfundoi me vrasje kishte nisur për pagesën e faturës në lokalin “Kobra City”.

“I pandehuri Dibran Hoxhaj., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.

I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë.

I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale”, ka njoftuar gjykata.

Tutje, gjykata ka njoftuar se “të pandehurit A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., Më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”., marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.,.”.

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” ishte përsëritës i veprave penale./Express/


Etiketa: gjykataKOBRA

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

​Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

2 orë më parë
Aktuale

Çitaku e sheh të domosdoshme largimin e kësaj Qeverie: Është pa adresë, pa vizion e pa ambicje

3 orë më parë
Aktuale

Kreu i Komunës së Preshevës: Albin Kurti ‘non grata’ nga SHBA, s’është bërë zyrtare

5 orë më parë
Aktuale

Policia futet shtëpinë e barit, shqiptari në Angli fshihet mbi çati

5 orë më parë
Aktuale

iOS 16.4 vjen me emoji të rinj

6 orë më parë
Aktuale

Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci, flet krahas Macron, Scholz e Sunak

8 orë më parë
Postimi tjetër

Vjollcës i shkojnë flokët dredha në këtë mënyrë

Pse data 3 shkurt e këtij viti është kaq fatsjellëse?

Dasmën e Kiarës dhe Luizit e komenton edhe Klea Huta. Ja ç'thotë ajo

TË FUNDIT

Rita Ora shkëlqen teksa shfaqet natyrale me stil interesant

24 minuta më parë

Rita Ora nxiti imagjinatën me një sërë fotografish të publikuara në Instagram. Këngëtarja ka dokumentuar udhëtimin e saj në Sydney...

Taylor Swift shkruan histori, renditet me shtatë albume në të njëjtën kohë në “Billboard 200”

39 minuta më parë

Taylor Swift është bërë artistja e parë që ka shtatë albume që renditen në top 40 të Billboard 200 në...

Blero i zhgënjyer me Përfaqësuesen e Kosovës: Nuk ua patëm borxh të na i bëni fëmijët të qajnë

54 minuta më parë

Kosova nuk e ka nisur mbarë rrugëtimin për në Euro 2024 që mbahet në Gjermani. Fillimisht, Dardanët barazuan në udhëtim...

Plaçkitet shtëpia e Rihannes

1 orë më parë

Shtëpia e Rihanna-s në Los Angeles duket se është vendi më i pasigurt tani për tani. Së fundmi makina e...

Shkencëtarët zbulojnë një vrimë të zezë 30 miliardë herë më të madhe se Dielli

1 orë më parë

Një vrimë e zezë ultramasive rreth 30 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit është zbuluar nga astronomët...

Olta Gixhari për Luizin: Është kafshë, njeri i keq, do e vë me shpatulla pas murit

2 orë më parë

Pas 90+ ditësh bashkëjetimi, dy banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” kanë vendosur të...

MË TË LEXUARAT

Lumi B publikon projektin e ri muzikor, përmend disa fytyra publike

Kosova në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen me Izraelin

Albina Kelmendi flet për Luizin: Është artist i jashtëzakonshëm

Ramazani – katër këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm

E pabesueshme si e luan belin Luizi

Kurti uron Ramazanin: Agjërim të lehtë e të pranuar – Paqja qoftë mbi ju

Betohet gjyqtarja e parë me mbulesë në SHBA

Publikohen fotografitë e para shumë viteve të Kiara Titos

Melinda Ademi njofton se gjatë muajit të Ramazanit nuk do të mbajë koncerte

Vjosa Osmani me syze “Michael Kors” në ceremoninë e FSK-së, por sa kushtojnë?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist