Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë

nga Revista Kosovarja

Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës për Rozhajë një veturë brenda së cilës ndodhej viktima është gjuajtur me armë zjarri. Policia rastin e ka quajtur si “Tentim-vrasje” derisa Prokuroria e Pejës bëri të ditur se ka ndaluar dy persona si të involvuar në rastin. Insajderi mëson se edhe një i tretë ndodhet në arrati.

Insajderi ka mësuar se viktima e tentim vrasjes është Fidan Shabani.

Po ashtu sipar burimeve të Insajderit, dy personat e ndaluar dhe një person i tretë që ndodhet në arrati janë familjar të trajnerit të njohur të Xhudos – Driton Kukës.

Sipas burimit, Shqipëron Kuka është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në tentim vrasje.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa i arrestuar është Kukë Kuka bashke me një peron tjetër. Siç mëson Gazeta, dy personat e arrestuar janë djemt e vllaut të Driton Kukës. Njëri nga ta është i mitur./Insajderi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]