Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është Xhimi nga Nigeria kandidat për kryetar komune në Maqedoni

nga Revista Kosovarja

Simon Polikarp i njohur si Xhimi do të jetë në mesin e pesë kandidatëve për kryetar komune në qytetin Shtip të Maqedinisë, ka njoftuar Komisioni Komunal Zgjedhor në vendin fqinjë.

Mbi artikull

Ai tani e 20 vite jeton dhe punon në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, kurse në zgjedhjet e parakohshme komunale që do të mbahen në dhjetor do të provojë fatin për të parin e komunës.

Xhimi është një nga pesë kandidatët që janë paraqitur deri tani.

Zgjedhjet lokale në Shtip mbahen pasi që kryetari i deritanishëm i komunës, Bllagoja Boçvarski u zgjodh ministër për transport dhe lidhje.

Moneytizer Paragrafi 4

Zgjedhjet e rregullta lokale në Maqedoni mbahen në vjeshtë të vitit të ardhshëm.