Afrona Dika është bukuroshja kosovare që jeton në Zvicër, e që prej vitesh është emër i njohur për publikun.
Afrona është e martuar me këngëtarin e njohur kosovar Blero dhe jeta si çift bashkëshortor po iu shkon shumë mirë.
Së fundi, bukuroshja ka nisur me një blog personal ku flet për veten, jetën e saj, aktivitetet, biznesin, etj.
Ndërkohë, kudo shfaqet e veshur bukur dhe këndshëm. Asaj i shkon edhe stili sportiv e edhe ai elegant, që disi e karakterizon, shkruan “Kosovarja”.
Ama ky fustan, vërtet qenka i veçantë. Minimal, elegant dhe mbi të gjitha po ve në pah më së miri linjat e saj.