Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky ishte reagimi i Valdrin Sahitit kur vëllai i tregoi se është infektuar me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Vëllai i stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, Dekorim Sahiti, njëherazi dhe menaxheri i grupit ‘Babastars’ ka qenë pasditen e sotme në një lidhje në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku ka treguar se si ka shkuar gjithçka që prej momentit kur mori lajmin se ishte i infektuar me ‘Covid-19’.

Mbi artikull

Dekori pohoi se është vetizoluar prej ditësh dhe shtoi se lajmin ia dha të parit shokut të tij, Getoar Selimit, i cili ishte shqetësuar për shëndetin e tij njëjtë si gjithë miqtë e tjerë.

I pyetur nga Bieta se cili ishte reagimi i parë i Valdrinit, teksa Dekori i tha se ishte infektuar, ai tregoi se stilisti e priti me të qeshura dhe duke përdorur shprehjen e tij “Katastrofë”.

Dekori theksoi se në rrethin e tij miqësor, por dhe të punës nuk ka asnjë të infektuar dhe se vetë ai nuk ka marrë asnjë medikament mjekësor përveç çajrave të ndryshëm dhe lëngjeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Momentalisht Sahiti është vetizoluar dhe do të qëndrojë në këto kushte derisa gjithçka të kalojë dhe mos të përbëjë më rrezik për asnjë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]