Gil Lencour po kthehej në shtëpi të martën pasditë në ëisoncin. Rrugës ai pa një drerë duke luftuar për jetën në mes të një akullnaje.
Duke e ditur se mund të ishte rrezik për jetën e tij ngase kishte njohuri se në mes të akullnajës kishte thellësi të ujit, ai thirri një shok që të ndihmojë në misionin e shpëtimit të jetës së kafshës së butë.
Gil vendosi të futej pa asnjë mbrojtës në akullin e krijuar për të shpëtuar drerin. Fillimisht ai tentoi që të ndihmojë kafshën të ecë, por e pa se ishte e pamundur. Më pas, Gil vendosi që ta shtyej në akull deri në breg. Këtë edhe e arriti, ndërsa dreri më pas iku për në mal.
Shoku i tij, Gil Moss kishte marrë me vete një litar ndihmës, ndërsa ka bërë xhirimin e këtij gjesti madhështor nga shoku i tij.
