Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky personazh i njohur pjesë e “Big Brother VIP”?!

nga Revista Kosovarja

Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim në 5 tetor dhe kurioziteti i publikut është i madh, pas 4 vitesh pauzë.

Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur, kryeisht këngëtarë, moderatorë, aktorë, etj.

Mirëpo, deri tani asnjë futbollist, e duket se i pari i përzgjedhur është një nga më të suksesshmite më të dashurit. Bëhet fjalë për Lorik Canën, që thuhet se ka marrë ftesë nga BB VIP, siç konfirmojnë burimet për Prive.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana po qëndron këto kohë në Shqipëri, sepse është i angazhuar në një nga platformat televizive si imazh dhe analist i sportit. Megjithatë, sipas Prive, nuk dihet nëse angazhimet do ta pengojnë Lorikun, si shumë personazhe të tjerë, në një vendim përfundimtar.

Moneytizer Paragrafi 4

Por, do të ishte interesante, ta shihnim futbollistin jashtë fushës së gjelbër, në këtë reality-show, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë, mbetet të presim 5 tetorin, për të zbuluar më shumë rreth personazheve e gjithçka tjetër lidhur me këtë format të sukesshëm, që shqiptarët e kanë pritur me padurim.

Big Brother është ndër formatet më të suksesshme në Shqipëri. I huazuar nga versioni Italian, reality-show pati një sukses më vete në vendin tonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]