Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky shtet barazon lejen prindërore për gratë dhe burrat

nga Revista Kosovarja

Vendet nordike shpesh paraqiten si modele si për përfitimet sociale ashtu edhe për barazinë gjinore.

Mbi artikull

Një legjislacion i ri i prezantuar në Finlandë tani vjen për të konfirmuar këto fakte. Sepse tani si baballarët e rinj ashtu edhe nënat e reja kanë të drejtë për leje prindërore të barabartë: 160 ditë secili , pra kur të dy prindërit janë të pranishëm, gjithsej 320 ditë ose gati një vit.

Nëse kësaj periudhe i shtohet një pushim shtesë i lehonisë , pushimi total për të dy prindërit është 14 muaj , nga të cilat njëri prind mund t’i transferojë tjetrit deri në 63 ditë leje , në varësi të nevojave dhe dëshirave të çdo familjeje.

Ministrja e Çështjeve Sociale të Finlandës, Hanna Sarkkinen tha se me këtë reformë shpreson të përmirësojë pozitën e grave në tregun e punës, por edhe një pjesëmarrje më aktive të burrave në rritjen e fëmijëve të tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Në të kaluarën, leja prindërore në Finlandë arrinte në 105 ditë , e llogaritur nga dita e pritshme e lindjes së fëmijës. E drejta e lejes prindërore kishte edhe baballarët, me kohëzgjatje totale prej 54 ditësh , ndërkohë që ekzistonte edhe opsioni alternativ që njëri nga dy prindërit të merrte të gjithë lejen.

Duhet theksuar se edhe familjet suedeze gëzojnë një leje të gjatë prindërore , me një total prej 480 ditësh për të dy prindërit. Kushti bazë për ta marrë atë të plotë është që njëra prej tyre të zgjasë të paktën 60 ditë , në të kundërtën kohëzgjatja totale e tij zvogëlohet. Ndikimi i tij në dinamikën e familjes suedeze është i dukshëm, pasi vlerësohet se afërsisht 90% e baballarëve përfitojnë nga leja prindërore . /abcnews.al/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]